PAPA DHE G7-ta: DY IDE TË NDRYSHME TË PAQES | RRUGË TË NDRYSHME POR NË FAKT PLOTËSUESE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 15, 2024
- 3 min read
Bari, Itali | Qëllimi përfundimtar është paqja në Ukrainë.
Për të gjithë. Por rrugët për të arritur atje mund të jenë të ndryshme, ashtu si ideja e përgjithshme e botës dhe vizioni i bashkëjetesës mes popujve.
Vajtja e Papës në G7-të në Borxho Enjacia (Borgo Egnazia) shtroi në mënyrë plastike temën e përfundimit të luftës në Ukrainë dhe dy qasjeve shumë të ndryshme, por që në fund mund të rezultojnë edhe plotësuese.
Papa Bergoglio është njeriu i paqes dhe i vëllazërisë, i dialogut me çdo kusht, i jo armëve dhe luftës pa nëse apo por.
Është ai që insistoi dhe këmbëngul për shkëmbimin e të burgosurve mes Moskës dhe Kievit.
Është Papa ai që dërgoi kardinalin Matteo Zuppi në Moskë në një përpjekje pothuajse të dëshpëruar për të arsyetuar me njerëzit në Kremlin, të cilëve as presidenti Zelenski nuk u besonte.
Por ai nuk u prit as nga presidenti Putin dhe as nga ministri rus i Jashtëm Lavrov dhe u shkarkua nga zëdhënësi Peskov me disa fjali dhe konfirmim se lufta do të vazhdonte.
Dhe të gjithë e mbajnë mend klithmën e Papa Françeskut teksa fliste në Iniciativën Globale Clinton shtatorin e kaluar.
“Është koha për të gjetur ndryshimin e paqes, ndryshimin e vëllazërisë. Është koha që armët të ndalen. Të kthehemi në dialog, në diplomaci: jo luftës. Jo luftës.”
Sot, në ditën kur Putini propozoi një pseudo plan paqeje, të refuzuar menjëherë nga presidenti Zelenski, G7-ta premtoi solemnisht të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Dje presidenti Baidn (Biden) nënshkroi një marrëveshje sigurie dhjetëvjeçare me presidentin Zelenski dhe Shtetë të Mëdhenjtë (Big Seven) arritën një marrëveshje të paprecedentë për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse për t'i dhënë Ukrainës 50 miliardë të tjera ndihmë.
Samiti i NATO-s do të zhvillohet në muajin korrik ku menaxhimi i ndihmës ushtarake do të kalojë nga grupi Ramstein drejtpërdrejt në Aleancën Atlantike për qëndrueshmëri në kohë.
Si për të thënë se ndihma ushtarake perëndimore për Kievin do të vazhdojë në afat të gjatë.
Papa Françesku u kërkoi udhëheqësve të botës një politikë të mirë për paqen.
“A mund të funksionojë bota pa politikë? A mund të gjejë një rrugë efektive drejt vëllazërisë universale dhe paqes sociale pa politikë të mirë? Përgjigja është: jo!”, tha Papa Françesku.
Është një kujtesë e fortë e rolit, kuptimit dhe gjithashtu etikës së politikës në një botë që ka gjithnjë e më pak pika referimi dhe në të cilën multilateralizmi dhe dialogu ndërkombëtar janë në rënie progresive.
Për të arritur paqen, Perëndimi synon të ndjekë një rrugë tjetër, e cila sigurisht është e pranueshme: atë të arritjes së paqes së drejtë.
Pra, jo një paqe me çdo kusht, por një paqe që, në vend të kësaj, merr parasysh kërkesat e ligjshme të Ukrainës, para së gjithash në nivel territorial.
Dhe atyre që kërkojnë - mes tyre ka edhe Putinë dhe shumë në Perëndim - të ndalojnë dërgimin e armëve për të ndaluar luftën, përgjigja mund të jetë vetëm një.
Dhe çfarë do të ndodhte me Ukrainën? Do të pushtohej nga ushtria ruse. Dhe Rusia ndoshta do të ishte gati të rifillonte diku tjetër.
Por kontradikta e dukshme midis paqes me çdo kusht dhe paqes së drejtë mund të jetë vetëm një iluzion.
Udhëheqësve të G7-ës, të angazhuar me të drejtë për të vazhduar, megjithë një mijë vështirësi, mbështetjen e tyre për Kievin, fjalët e Papës thjesht u kujtuan atyre qëllimin përfundimtar të punës së tyre.
“Fjalët e tij janë një burim frymëzimi për secilin prej nesh”, tha kryeministrja e Republikës së Italisë Meloni.
“E falënderova për lutjet e tij për paqen në Ukrainë”, shtoi presidenti Zelenski.
Për udhëheqësit e botës, fjalët e Françeskut ishin në fakt një ngushëllim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments