top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PANAMA | U LËSHUA URDHËR-ARRESTI PËR ISH-ZV/PRESIDENTIN JOSE GABRIEL KARRIZO (CARRIZO) JAEN; AKUZOHET PËR PASURIM MATERIAL TË PALIGJSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 27
  • 1 min read
Z. Jose Gabriel Karrizo (Carrizo) Jaen.
Z. Jose Gabriel Karrizo (Carrizo) Jaen.

Qyteti i Panamasë, Panama | Zyra e Prokurorit Kundër Korrupsionit në Panama ka lëshuar një urdhër arresti kundër ish-nënpresidentit Jose Gabriel Karrizo (Carrizo) Jaen.


Akuza është krime kundër administratës publike, konkretisht pasurim i pajustifikuar.


Urdhëri kërkon që Policia Gjyqësore ta arrestojë menjëherë; ai mbajti detyrën midis viteve 2019 dhe 2024.


Shërbimi Kombëtar i Imigracionit ka aktivizuar gjithashtu procedurat e alarmit, por sipas burimeve vendore, ai është tashmë jashtë vendit.


Çështja është pjesë e një operacioni të gjerë kontrolli të pasurive kundër zyrtarëve të lartë të administratës së mëparshme, në përgjigje të kërkesës së fortë publike për transparencë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page