PRESIDENTI I PANAMASË JOSE RAUL MULINO KËRKON MARRËVESHJE PËR TË RIFILLUAR OPERACIONET E CHIQUITA-s.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 22 hours ago
- 1 min read

Panama | Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, shprehu besim në rifillimin e operacioneve nga kompania shumëkombëshe “Chiquita” në vend, pas pezullimit të shumicës së operacioneve të kompanisë në provincën Bokas (Bocas) del Toro midis majit dhe qershorit të këtij viti për shkak të protestave të punëtorëve.
“Shpresoj dhe besoj se gjatë udhëtimit tim në Brazil do të jem në gjendje ta finalizoj këtë marrëveshje”, deklaroi kreu i shtetit, duke iu referuar misionit të tij në vendin e Amerikës së Jugut të planifikuar për 28 gusht dhe duke theksuar rëndësinë e rivendosjes së vendeve të punës dhe ringjalljes së ekonomisë vendore.
Për disa javë, qeveria panameze, nëpërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka negociuar me Chiquita Brands për të rifilluar të paktën 20% të operacioneve të saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments