top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I PANAMASË HOZE (JOSÉ) RAÚL MULINO NËNSHKROI PRANIMIN E PANAMASË NË TREGUN E PËRBASHKËT JUGOR (MERCOSUR).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 15, 2025
  • 1 min read

Panama | Panamaja është bërë zyrtarisht anëtare e asociuar e Tregut të Përbashkët Jugor (Mercosur), bllokut ekonomik dhe tregtar të Amerikës së Jugut, të krijuar në vitin 1991, me qëllim integrimin dhe forcimin e ekonomive të vendeve anëtare.


Presidenti i vendit të Amerikës Qendrore, Hoze (José) Raúl Mulino, nënshkroi ligjin që miraton marrëveshjen e plotësueshmërisë ekonomike, të nënshkruar në muajin dhjetor të vitit 2024 në Montevideo, Uruguai.


Me këtë masë, Panamaja bëhet vendi i parë jashtë Amerikës së Jugut që arrin anëtarësimin e asociuar në bllokun e përbërë nga Argjentina, Paraguai, Uruguai, Brazili dhe Bolivia, të cilat, së bashku, përfaqësojnë ekonominë e pestë më të madhe në botë, me një treg prej 270 milionë banorësh.


Ne jemi anëtarë të Tregut të Përbashkët Jugor, blloku më i madh i prodhimit në Hemisferën Jugore”, shkroi Presidenti Mulino në rrjetin social virtual Iks (X).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page