top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PANAMA | MINISTRI I JASHTËM JAVIER MARTINEZ-AKA VASKUEZ (ACHA VÁSQUEZ): OFROJMË NDËRMJETËSIM MIDIS UASHINGTONIT DHE HAVANËS.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
11 hours ago
1 min read

Qyteti i Panamasë, Panama | Panamaja është ofruar të presë një dialog të mundshëm midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës, ndërkohë që u bën thirrje autoriteteve kubane të forcojnë institucionet demokratike, të sigurojnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve.


“Ne do të donim të shihnim një mundësi për dialog midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara”.


Kështu tha ministri i jashtëm i Panamasë, Javier Martinez-Aka Vaskuez (Acha Vásquez), duke iu referuar propozimit të bërë të mërkurën nga qeveria e presidentit Jose Raul Mulino në Kombet e Bashkuara.


“Panamaja, mund të ofrojë një hapësirë neutrale për dialog, nëse të dyja vendet do të ishin të gatshme”, - tha ministri në fjalë.


Iniciativa vjen pas rënies së mbështetjes ndërkombëtare për rezolutën kubaneze kundër embargos amerikane, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me 130 vota pro, 17 kundër dhe 25 abstenime.


Krahasuar me vitin e kaluar, Kuba humbi 35 mbështetës.


Ndër vendet që abstenuan ishin Italia, Gjermania, Kili dhe Peruja.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page