top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PANAMA | SEKRETARI I LUFTËS PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): KOLUMBIA DO TË NA BASHKOHET NË OPERACIONE TË PËRBASHKËTA USHTARAKE PËR TË LUFTUAR KARTELET E DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 hours ago
  • 2 min read

Qyteti i Panamasë (Ciudad de Panamá), Panama | Qeveria e re kolumbiane ka kërkuar dhe autorizuar operacione të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara kundër trafikut të drogës”.


Kështu njoftoi sekretari amerikan i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth), duke folur në Panama.


Jam gjithashtu krenar të njoftoj se Kolumbia do t'i bashkohet A-Triple-C, duke u bërë anëtari i saj i nëntëmbëdhjetë”, - tha sekretari Hegsëth (Hegseth), duke iu referuar Koalicionit Kundër Karteleve të Amerikës, iniciativës shumëkombëshe të sigurisë të nisur nga administrata Tramp (Trump) për të luftuar kartelet e drogës dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal të mbrojtjes në Hemisferën Perëndimore.


Dhe përmes presidentit të sapoinauguruar, Kolumbia tashmë i ka kërkuar Departamentit të Luftës të bashkohet në luftën kundër narkoterrorizmit duke autorizuar operacione të përbashkëta ushtarake për të shkatërruar terroristët dhe rrjetet terroriste.


Masat e forta dhe konkrete si këto ilustrojnë llojin e pjesëmarrjes aktive dhe të fokusuar në operacion që duam të shohim nga partnerët tanë”, - shtoi ai më tej.

 

Shtatorin e kaluar, ushtria amerikane nisi një fushatë sulmesh ajrore kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 215 personave deri më tani.


Presidenti i sapozgjedhur i Kolumbisë, Abelardo de la Espriela, është zotuar të godasë grupet kriminale që përfitojnë nga trafiku i drogës, pikërisht në kohën kur vendi i Amerikës së Jugut po përjeton valën më të keqe të dhunës në një dhjetëvjeçar.


Presidenti Espriela, udhëheqës i ekstremit të djathtë, ka deklaruar se do të ndalojë negociatat e paqes deri më tani të pasuksesshme të nisura nga paraardhësi i tij me grupet e armatosura dhe do të luftojë narko-terrorin pa pushim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page