PALLATI KIXHI (PALAZZO CHIGI): KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI THA SE JEMI TË BASHKUAR PËR KIEVIN DHE SE NEVOJITEN GARANCI TË FORTA SIGURIE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Gjatë bisedës telefonike me Koalicionin e të Vullnetshmëve, në të cilën, mori pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio, Kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni shprehu vlerësimin e saj për procesin e negociatave të nisur në Gjenevë me nxitjen e Shteteve të Bashkuara dhe nënvizoi rëndësinë e kohezionit në mbështetjen e një rruge drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.
Pallati Kixhi (Palazzo Chigi) e njoftoi këtë lajm, duke theksuar se në këtë kontekst, u riafirmua edhe nevoja për garanci të forta të përbashkëta sigurie midis dy anëve të Atlantikut.
Kryeministrja Meloni më në fund shprehu shpresën se Rusia mund ta shfrytëzonte këtë mundësi të re për të kontribuar në mënyrë konstruktive në paqe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments