KRYEMINISTRI HUNGAREZ VIKTOR ORBAN: UNË DHE KRYEMINISTRJA MELONI BIEM DAKORD PËR ÇËSHTJET E MËDHA; NE TË DY JEMI PATRIOTË; NE MBROJMË INTERESIN KOMBËTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Për çështjet kryesore biem dakord; të dy jemi patriotë.
Unë dhe Meloni po mendojmë për mbrojtjen e interesave kombëtare, përmes krenarisë kombëtare”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një intervistë me entin mediatik italian “Rete 4”.
“Meloni përfaqëson interesat kombëtare të italianëve, dhe unë gjithashtu. Dhe ka pika ku interesat kombëtare nuk bashkohen, por ne jetojmë së bashku. Në çështjet kryesore, ne jemi në përputhje të plotë. Meloni po përpiqet t'i bindë italianët të jenë krenarë që janë italianë.
Ne të dy jemi të bindur se përkatësia në një kulturë është një gjë absolutisht pozitive; ajo gjeneron energji dhe mund të rrisë ekonominë”, tha Kryeministri Orban, duke komentuar takimin e djeshëm me Kryeministren Xhorxha (Georgia) Meloni.
“Kryeministrja juaj dhe ne hungarezët biem dakord se si mund t'i forcojmë fuqitë tona kombëtare, krahasuar me fuqinë e Brukselit.
Marrëveshja e Gjelbër, për shembull, nuk u harmonizua dhe tani kemi një tranzicion të gjelbër që kundërshton industrinë”, tha kryeministri hungarez Orban.
“Italia është një vend i madh, si Franca, Gjermania dhe ShBA-ës, dhe vendimet për sanksionet varen nga aktorët kryesorë.
Nuk më interesojnë sanksionet kundër Rusisë, por ato kundër Hungarisë.
Ne nuk kemi qasje në det dhe nuk mund të importojmë gaz të lëngshëm. Por kjo nuk ka të bëjë fare me sanksionet”, tha Kryeministri Orban.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments