top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI I BËRI THIRRJE FLOTËS ME VEPRIMTARË QË PO LUNDRON PËR NË GAZË QË TË NDRYSHOJË KURSIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30
  • 2 min read
ree

Romë, Itali | Kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni i ka bërë thirrje flotës së aktivistëve që po lundron për në Gazë për të shpërndarë ndihma humanitare për palestinezët, që ta ndryshojë kursin e saj.


Në një deklaratë të martën (30.09.2025) ajo paralajmëroi se një konflikt me Izraelin mund të prishë ekuilibrin e brishtë aktual që mund të çojë në paqe bazuar në planin e rënë dakord të hënën nga Kryeministri Netanjahu dhe Presidenti Tramp (Trump).


Shumë do të donin ta përmbysnin”, këtë plan, tha Kryeministrja Meloni.


Kam frikë se përpjekja e flotës për të thyer bllokadën detare izraelite mund të jetë një pretekst për këtë. Dhe për këtë arsye, besoj se flota duhet të ndalet tani”, tha ajo.


Flotilja e Gazës, Global Sumud, tha se Italia e kishte informuar se fregata që e shoqëronte së shpejti do të transmetonte një mesazh në radio, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të braktisur anijen dhe për t'u kthyer në breg përpara se të arrinin në një zonë kritike.


Më parë, Ministria italiane e Mbrojtjes tha se Marina do të ndalonte së ndjekuri konvojin ndërkombëtar sapo të arrinte 150 milje detare (278 km) nga bregu i Gazës.


Flotilja Globale Sumud ka deklaruar vazhdimisht se do të vazhdojë në kursin e saj.


Flotilja e Gazës përfshin më shumë se 40 anije civile që transportojnë deputetë, avokatë dhe aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze të klimës Greta Thunberg, të cilët/cilat synojnë të thyejnë bllokadën e Izraelit, e cila, u vendos në vitin 2007 për të parandaluar hyrjen e armëve në Hamas.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page