top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PALLATI DORIA PAMFIJL NË ROMË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 10, 2024
  • 1 min read

Romë, Itali | Galeria Doria Pamfilj, brenda pallatit me të njëjtin emër në Romë, është një nga koleksionet private më prestigjioze në botë, dhe ndër më të njohurat në kryeqytetin italian.

E vendosur disa hapa nga Sheshi Venecia (Piazza Venezia), dhe Kopshtet Kuirinale (Quirinale), Galeria Doria Pamfilj lindi në vitin 1651 me urdhër të z. Xhanbatista Pamfilj, i cili, u ngjit në fronin papal si Papa i Pafajshëm (Innocent).

Apartamentet private të vendosura në katin e parë të ndërtesës janë një kryevepër e artit dhe kulturës e ruajtur në mënyrë të admirueshme.

Kultura europiane e barokut të vonë ka këtu një dëshmi të jashtëzakonshme të bukurisë dhe harmonisë së rrallë.

Ndërtesa e pamasë Doria Pamfilj në Romë është pallati më i madh i banuar në Romë (që në Romë tejkalohet në madhësi vetëm nga ndërtesat e institucioneve publike ose ambasadave), dhe është ende rezidenca e familjes fisnike.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page