OKB: TË PAKTËN 70 NJERËZ TË VRARË NGA BANDA KRIMINALE GRAN GRIF NË HAITI | MES VIKTIMAVE KA RRETH DHJETË GRA DHE TRE FËMIJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 4, 2024
- 1 min read
Haiti | Të paktën 70 persona mbetën të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë, në sulmin e kryer dje nga bandat në Haiti.
Këtë e ka bërë të ditur sot OKB-ja, duke shtuar se janë raportuar edhe 16 lëndime të rënda.
“Anëtarët e bandës Gran Grif, të armatosur me pushkë automatike, qëlluan mbi njerëzit, duke vrarë të paktën 70 njerëz, duke përfshirë rreth dhjetë gra dhe tre fëmijë”, tha në një deklaratë Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i tmerruar nga masakra e kryer në Pont Sondé, një qytet në departamentin Artibonite, që ndodhet në rrugën që lidh Port-au-Prince me Kepin Haitian (Cap-Haïtien).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments