top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OBSH: KUJDES ME ZËVENDËSUESIT E SHEQRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 16, 2023
  • 1 min read

Updated: May 22, 2023


Mos përdorni zëvendësues të sheqerit nëse po përpiqeni të humbni peshë. Ky rekomandim vjen nga udhëzimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Organizata botërore e shëndetit tha se një rishikim sistematik i provave në dispozicion sugjeron se përdorimi i ëmbëlsuesve pa sheqer nuk sjell ndonjë përfitim afatgjatë në reduktimin e yndyrës së trupit tek të rriturit ose fëmijët. Zëvendësimi i sheqernave të lira me ëmbëlsues pa sheqer nuk i ndihmon njerëzit të kontrollojnë peshën e tyre afatgjatë” tha z. Françesko Branka (Francesco Branca), drejtor i departamentit të ushqyerjes dhe sigurisë ushqimore në OBSH. Ne pamë një ulje të lehtë të peshës trupore në një afat të shkurtër, por nuk do të jetë e qëndrueshme”. Udhëzimi zbatohet për të gjithë njerëzit, përveç atyre me diabet paraekzistues, tha z. Branca. Pse? Thjesht sepse asnjë nga studimet në rishikim nuk përfshinte njerëz me diabet dhe nuk mund të bëhej një vlerësim, tha ai. Rishikimi tregoi gjithashtu se mund të ketë efekte të padëshiruara nga përdorimi afatgjatë i zëvendësuesve të sheqerit, si një rritje e lehtë e rrezikut të diabetit të tipit 2, dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page