NË PARIS MBAHET JAVA E MODËS | DOMINOJNË KONFEKSIONET MIU-MIU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 6, 2023
- 1 min read

Milano, Itali | Në një botë gjithnjë në zhvillim, bukuria duhet të pasqyrojë kompleksitetin e epokës sonë.
Rrobat shënojnë gjurmët e jetës: larje, grisje, kamoshi dhe lëkura të markuara, një përforcim i kalimit të kohës që është shprehje e përdorimit të mëparshëm, e dashurisë ekzistuese.
Veshjet e dizajnuara për arsye dhe ngjarje specifike ripërdoren në kombinime të papritura: një maillot de bain me një fustan koktej, ose me një xhaketë sportive.
Krahasimet përcjellin një stil modern, i cili, nga ana tjetër, është një pasqyrë e jetëve të ndryshme.
Në platformë parakalojnë rroba banje, veshje sportive, fustane mbrëmje, xhinse dhe pantallona me bel të ulët.
Një shprehje e idealeve të ndryshme të bukurisë, këto veshje kombinohen në mënyra befasuese për të përcjellë një shumëllojshmëri bukurish.
Ndërhyrjet e lindura nga dialogu mes markës Miu Miu dhe artistëve bashkëkohorë nuk janë konceptuar kurrë si një stoli e modës.
Për këtë sezon, artistja katarino-amerikane Sofia Al-Maria (Sophia Al-Maria) vendosi shfaqjen e markës Miu-Miu në një peizazh rrënojash teknologjike, një histori imagjinare brenda mureve të Palais d'Iéna, e krijuar në bashkëpunim me Oma.
Vepra Gravity & Grace, e krijuar shprehimisht nga Al-Maria, përshkruan një përballje midis realitetit dhe fantazisë, një pasqyrim i frymës së punës së saj në tërësinë e saj.
Përmes saj, artistja eksploron kuptimin e rrëfimit, duke rikthyer historinë e njerëzimit deri në ditët e sotme: për të kaluar të kaluarën, për të ndarë të tashmen, dhe për të imagjinuar të ardhmen.
Java e modës në Paris përfundon me markën Miu Miu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments