NË KUVEND U VOTUA REZOLUTA “PËR ANTIKORRUPSIONIN DHE MIRËQEVERISJEN” | TEKSTI I PLOTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 27, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me 76 vota pro, 2 kundër dhe 0 abstenim rezolutën e propozuar nga subjekti politik pushtetmbajtës Partia Socialiste, me objekt “Antikorrupsionin dhe Mirëqeverisjen”.
Gjatë diskutimit të projekt-rezolutës në Kuvend pati debate të ashpëra me karakter teatral.
Kryeministri Edi Rama e mbrojti projekt-rezolutën duke deklaruar se Komisioni i Posaçëm nuk ka lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme.
Një degëzim i subjektit politik të Partisë Demokratike të Shqipërisë i njohur si “Rithemelimi” e bojkotoi aktin procedurial të votimit.
Kundër rezolutës votuan deputetët:
1- Agron Shehaj.
2- Dashamir Shehi.
Në segmente të caktuar të shoqërisë shqiptare por edhe të politikës, rezoluta u denoncua si një propagande 5-lekeshe!
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































