NË KOTORR PO MBAHET NJË SAMIT I UDHËHEQËSVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR DHE BASHKIMIT EUROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 16, 2024
- 1 min read
Kotorr, Mali i Zi | Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, do të presë këtë të enjte (16 maj 2024) në Kotorr një samit të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.
Samiti organizohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” (One region, common vision).
Kumtohet se krerët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Të pranishëm pritet të jenë kryeministëri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ai i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe z. Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Marrin pjesë Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi dhe Ndihmës sekretari i Shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë Xheims O’Brain (James O’Brien).
Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, do të jenë edhe organizatat partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të tjerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



































Comments