NË KAMERUN PO MBAHEN ZGJEDHJET PRESIDENCIALE | POLL BIA (PAUL BIYA) ME MOSHË 92 VJEÇ KËRKON MANDATIN E TETË; 43 VJET NË PUSHTET (QË NGA VITI 1982).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 12, 2025
- 2 min read

Jaoundé, Kamerun | Tetë milionë votues janë thirrur sot në kutitë e votimit në Kamerun për zgjedhjet presidenciale, të cilat, përveç ndonjë surprize të papritur, duhet t'i hapin rrugën një mandati të tetë radhazi 92-vjeçarit Poll Bia (Paul Biya), kreut më të vjetër të shtetit në botë, i cili, ka qenë në pushtet për 43 vjet, që nga viti 1982.
Kandidati Bia (Biya) përballet me 11 kundërshtarë, përfshirë ish-ministrin e Punës Isa Tçiroma Bakari (Issa Tchiroma Bakary), me moshë 79 vjeç, i cili, ka ngjallur entuziazëm të papritur midis votuesve në kombin e Afrikës Perëndimore-Qendrore, ku gjysma e popullsisë është nën 20 vjeç.
Shumica dërrmuese e kamerunasve nuk kanë njohur kurrë një president tjetër në jetën e tyre.
Kandidati Bia (Biya) ka qenë në pushtet që nga viti 1982 dhe ka fituar çdo zgjedhje në 20 vitet e fundit me mbi 70% të votive.
“Nuk duhet të jemi naivë. E dimë që sistemi qeverisës ka mjete të mjaftueshme në dispozicion për të arritur rezultate në favorin e tij”, tha për agjencinë e lajmeve “AFP” politologu kamerunas Stefan (Stephane) Akoa.
Megjithatë, ai vuri në dukje se fushata zgjedhore në ditët e fundit ka qenë shumë më e gjallë se zakonisht.
“Prandaj, këto zgjedhje ka më shumë të ngjarë të sjellin surpriza”, shtoi ai.
Kandidati Bia (Biya) ruajti profilin e tij të ulët gjatë fushatës, duke u shfaqur në publik të martën për herë të parë që nga maji, duke u dukur dukshëm i shëndetshëm.
Qendrat e votimit hapen në orën 8 të mëngjesit sipas orës vendore (ora 9 e mëngjesit sipas orës shqiptare) dhe janë planifikuar të mbyllen në orën 6 të mbrëmjes sipas orës vendore (ora 7 e mbrëmjes sipas orës shqiptare).
Rreth 40% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë, sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, dhe papunësia është 35% në qytetet kryesore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments