PRESIDENTI I KAMERUNIT POL BIA (PAUL BIYA) ME MOSHË 92 VJEÇ DHE NË PUSHTET PËR GATI 43 VJET DO TË KANDIDOJË PËR NJË MANDAT TË TETË SHTATËVJEÇAR PRESIDENCIAL | EDI RAMA SË AFËRMI DO TA MARRI SHEMBULL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14, 2025
- 1 min read

Jaunde (Yaoundé), Kamerun | Presidenti i Kamerunit, Pol Bia (Paul Biya), me moshë 92 vjeç dhe në pushtet për gati 43 vjet, njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) kandidaturën e tij për një mandat të tetë shtatëvjeçar në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin tetor.
“Unë jam kandidat për zgjedhjet presidenciale më 12 tetor 2025.
Jini të sigurt se vendosmëria ime për t'ju shërbyer është në përputhje me seriozitetin e sfidave me të cilat përballemi”, deklaroi kreu i shtetit Bia.
Në javët e fundit, zëra në Kamerun kishin kërkuar dorëheqjen e presidentit të këtij vendi të Afrikës Qendrore, ndërsa të tjerë kishin përsëritur mbështetjen e tyre për kreun e shtetit Bia.
Kampi i Presidentit Bia (Biya) ka parë kohët e fundit disa dezertime, me z. Isa Tçiroma Bakari (Issa Tchiroma Bakary) dhe z. Bello Buba Maigari (Bouba Maïgari), të dy anëtarë të qeverisë dhe mbështetës të hershëm të Presidentit Bia (Biya), që kanë deklaruar kandidaturën e tyre për president.
Z. Mauris (Maurice) Kamto, kundërshtari më i ashpër i kreut aktual të shtetit, i cili, doli i dyti në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, dhe z. Kabral (Cabral) Libii, një figurë e shquar e opozitës, po garojnë gjithashtu për presidencën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments