top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIKARAGUA | ZV/PRESIDENTJA MARKSISTE-LENINISTE ROSARIO MURILLO I QUAJTI PRIFTËRINJTË DHE UDHËHEQËSIT E OPOZITËS GJARPËRINJ HELMUES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Managua, Nikaragua | Zv/Presidentja e Nikaraguas, Rosario Murillo, nisi një sulm të ri verbal të ashpër kundër priftërinjve dhe udhëheqësve të opozitës në mërgim, duke i quajtur ata gjarpërinj helmues, budallenj dhe të shitur, në një fjalim të mbajtur në mes të Javës së Shenjtë”.


Kështu raportuan entet mediatike vendore.


Pa iu drejtuar drejtpërdrejt kritikave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi kufizimet e vendosura mbi procesionet fetare, ajo i akuzoi kritikët e saj për përhapjen e urrejtjes, shërbimin ndaj perandorive dhe kërkimin e përfitimit ekonomik.


Udhëheqësja sandiniste pohoi se Nikaragua po përjeton ditë të përkushtimit të fortë popullor, ndërsa riafirmoi gjithashtu rrëfimtarinë (narrativën) zyrtare të një vendi të bashkuar në besim.


Fjalët e saj vijnë mes raportimeve nga media dhe veprimtarët se qeveria e diktatorit marksist-leninist Daniel Ortega ka kufizuar mijëra festime dhe demonstrata fetare publike gjatë Pashkëve.


Zv/Presidentja Murillo më në fund bëri thirrje për vëllazëri të krishterë, por nuk e braktisi tonin agresiv që ka shoqëruar për muaj të tërë sulmet e regjimit kundër Kishës Katolike, disidentëve dhe kritikëve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page