top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIKARAGUA | QEVERIA MARKSISTE-LENINISTE LIROI NGA BURGU PAS PRESIONIT TË QEVERISË SË SHBA-ës PRIFTIN KATOLIK JUAN ABELARDO MATA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Managua, Nikaragua | Qeveria e Nikaraguas njoftoi lirimin e peshkopit emeritus të Esteli-t, Juan Abelardo Mata, disa orë pasi ShBA-ës kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte.


Në një deklaratë, Ministria e Brendshme raportoi se prelati tetëdhjetëvjeçar u kthye në shtëpinë e tij në gjendje të përsosur pas një hetimi mbi origjinën e pasurive të tij dhe lidhjet e dyshuara familjare të konsideruara të papajtueshme me gjendjen e tij priftërore.


Autoritetet sandiniste pretendojnë gjithashtu se ai pranoi se ishte trajtuar me respekt.


Megjithatë, organizatat e të drejtave të njeriut dhe burimet e Kishës vazhdojnë ta karakterizojnë ndalimin e tij si arbitrar dhe denoncojnë një episod të ri në represionin kundër Kishës Katolike nga qeveria marksiste-leniniste e presidentit Daniel Ortega dhe bashkëshortes së tij Rosario Murillo.


Peshkopi deri më tani nuk ka bërë deklarata publike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page