top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIKARAGUA | PARTIA MARKSISTE-LENINISTE NË PUSHTET NJOFTOI VDEKJEN NË BURG TË UDHËHEQËSIT INDIGJEN BRUKLLIN (BROOKLYN) RIVERA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2
  • 1 min read

Managua, Nikaragua | Në Nikaragua, Udhëheqësi indigjen dhe ish-kongresmeni Brukllin (Brooklyn) Rivera vdiq në burg në moshën 73 vjeç”.


Kështu tha Ministria e Shëndetësisë.


Vetëm javën e kaluar, qeveria marksiste-leniniste (sandiniste) në pushtet pohoi arrestimin e tij që nga viti 2023, pas presionit nga familja e tij, nga Qeveria amerikane dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të cilat kishin kërkuar prova për gjendjen e tij shëndetësore.


Ministria e Shëndetësisë njoftoi se z. Rivera vdiq nga një infeksion bakterial i lidhur me COVID-19.


Njoftimi për zhdukjen e tij u parapri nga artikuj të botuar nga “100% Noticias” dhe “Confidencial”, dy ente mediatike të detyruara të largoheshin nga Nikaragua disa vite më parë për shkak të represionit qeveritar ndaj shtypit.


Lajmi shkaktoi zemërim midis organizatave të të drejtave të njeriut, të cilat akuzuan autoritetet për ndalim arbitrar dhe persekutim politik.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page