NIKARAGUA | QEVERIA MARKSISTE-LENINISTE PO SHTON PËRNDJEKJEN NDAJ KISHËS; PESHKOPI EMERITUS JUAN ABELARDO MATA U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Managua, Nikaragua | Policia e Nikaraguas mbajti në arrest Imzot Juan Abelardo Mata, Peshkop Emeritus i Esteli-t, për disa orë përpara se ta çonte përsëri në shtëpinë e tij, ku ai mbetet nën mbikëqyrje.
Faqet e internetit të pavarura të lajmeve nikaraguane, “La Prensa” dhe “100% Noticias”, raportuan se prelati u ndalua pasi mbajti Meshën në kishën La Kruz del Kalvario në Estel-i, pavarësisht se i ishte ndaluar të kryente shërbime fetare dhe të udhëtonte për në Estel-i.
Gjatë eukaristisë, ai i ftoi besimtarët të luten për Kishën e persekutuar, për priftërinjtë e dëbuar dhe për Kryepeshkopin Rolando Alvarez, Peshkop i Matagalpës dhe Estel-it, i dëbuar nga vendi në vitin 2024 pas afërsisht një viti e gjysmë në paraburgim.
Incidenti është pjesë e shtypjes (represionit) të ushtruar nga regjimi i diktatorit marksist-leninist Daniel Ortega dhe bashkëshortes së tij znj. Rosario Murillo kundër Kishës Katolike, i shënuar gjatë tetë viteve të fundit nga arrestimet, dëbimet dhe heqja e shtetësisë, si dhe sekuestrimi i veprave dhe institucioneve kishtare.
Peshkopi Ndihmës i Managuas në dëbim, Silvio Baez, e denoncoi këtë si një sulm tjetër nga diktatura kriminale, ndërsa priftërinjtë Nils Hernandez dhe Eduin (Edwing) Roman, gjithashtu të detyruar të largoheshin nga vendi, folën për një persekutim të ri kundër Kishës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments