NIKARAGUA | PARLAMENTI MIRATOI REFORMËN KUSHTETUESE; PARTITË OPOZITARE TASHMË NDALOHEN TË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 41 minutes ago
- 1 min read
Managua, Nikaragua | Parlamenti miratoi në lexim të parë reformën kushtetuese të mbështetur nga diktatorët marksistë-leninistë Daniel Ortega dhe Rosario Murillo (bashkëshortja), e cila ndalon partitë opozitare të marrin pjesë në zgjedhje dhe zgjat mandatin presidencial nga gjashtë në shtatë vjet.
Reforma gjithashtu zgjat mandatet e përfaqësuesve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të tjerë të zgjedhur, si dhe krerëve të Ushtrisë dhe Policisë.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të shtyhen kështu për në vitin 2028, ndërsa zgjedhjet vendore do të mbahen në vitin 2029.
Teksti do të duhet të miratohet në një lexim të dytë për të hyrë në fuqi, por duke pasur parasysh kontrollin absolut të legjislaturës nga sandinistët, ky është thjesht një formalitet.
Reforma u njoftua nga diktatori Ortega më 19 korrik, kur ai deklaroi se nuk do të ketë më zgjedhje në Nikaragua.
Diktatori Ortega, 80 vjeç, u rikthye në pushtet në vitin 2007; është udhëheqësi me qëndrimin më të gjatë në pushtet në Amerikë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments