NIKARAGUA | DIKTATORI MARKSIST-LENINIST DANIEL ORTEGA DËBOI NË MËRGIM MBI 250 GAZETARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Managua, Nikaragua | “Nikaragua është vendi i Amerikës Qendrore ku represioni ndaj shtypit ka arritur nivelin më të lartë”.
Kështu kumtohet në raportin “Liria e Shprehjes dhe Gazetarisë në Amerikën Qendrore 2025”, i cili sqaron se qeveria e diktatorit marksist-leninist Daniel Ortega dhe bashkëshortes Rosario Murillo ka shkatërruar në mënyrë efektive gazetarinë e pavarur përmes një politike sistematike persekutimi, duke kulmuar me mbylljen me forcë të gazetës historike të përditshme “La Prensa”.
Bashkautorja e studimit, znj. Johanna Rodriguez, raporton se mbi 250 gazetarë janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të kërcënimeve dhe frikësimeve, duke e bërë mërgimin të vetmin mundësi për ta që të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre.
Raporti gjithashtu thekson rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve refugjatë jashtë vendit dhe denoncon globalizimin në rritje të represionit, me mbikëqyrje dhe frikësim të raportuara në Kosta Rika, Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Spanjë dhe Panama.
Sipas raportit, zhdukja virtuale e gazetarisë së pavarur përfaqëson rastin më serioz të mbylljes së hapësirës qytetare në rajon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments