NIGERI | 52 NXËNËS U RRËMBYEN NGA TERRORISTËT ISLAMIKË NË NJË SHKOLLË KATOLIKE NË SHTETIN NIGER (VETËM NJË JAVË PAS RRËMBIMIT TË 25 NXËNËSEVE TË KRISHTERË NË NJË SHKOLLË NË SHTETIN KEBI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 minutes ago
- 2 min read

Abuja, Niger | “Pesëdhjetë e dy studentë nga një shkollë katolike në shtetin Niger janë rrëmbyer nga një grup burrash të armatosur në Nigerinë perëndimore”.
Kështu raportoi stacioni televiziv vendor “Arise News”.
Rrëmbimi u konfirmua në orët e fundit nga qeveria e shtetit, e cila, megjithatë, nuk specifikoi numrin e studentëve të përfshirë.
Incidenti vjen vetëm një javë pas rrëmbimit të 25 nxënëseve të shkollës në shtetin Kebbi, dhe pasi z. Xhonatan (Jonathan) Pratt, kreu i Byrosë së Çështjeve Afrikane të Departamentit të Shtetit të ShBA-ës, i tha Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve se qeveria amerikane po shqyrton vendosjen e sanksioneve dhe marrjen e masave kundër terrorizmit në Nigeri, me ndihmën e Pentagonit, për të ushtruar presion mbi Abujën që të trajtojë çështjen e dhunës anti-kristiane në vend.
“Ky plan merr në konsideratë përfshirjen e Thesarit në sanksione, si dhe përfshirjen e Departamentit të Luftës në luftën kundër terrorizmit, si dhe përpjekjet e mëtejshme për të mbrojtur komunitetet fetare”, shpjegoi z. Pratt, duke shtuar se Uashingtoni po vlerëson veçanërisht sigurinë e ofruar qeverisë nigeriane dhe mënyrën se si ajo po i vendos burimet, si dhe ndarjen e informacionit dhe inteligjencës.
Në muajin tetor, Presidenti Tramp (Trump) e rivendosi Nigerinë në listën e vendeve me shqetësim të veçantë, që do të thotë vendet që Shtetet e Bashkuara besojnë se kanë shkelur lirinë fetare.
Presidenti Tramp (Trump) deklaroi gjithashtu se i kishte kërkuar Departamentit të Luftës të përgatitej për një veprim të mundshëm ushtarak të shpejtë nëse qeveria e vendit afrikan nuk do të arrinte të shtypte vrasjen e të krishterëve dhe deklaroi se do të ndalte menjëherë të gjitha ndihmat dhe asistencën për Nigerinë, kombin më të populluar të kontinentit dhe prodhuesin e saj kryesor të naftës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments