top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): TË KRISHTERËT NË NIGERI PËRBALLEN ME KËRCËNIM EKZISTENCIAL NGA ISLAMISTËT RADIKALË TË CILËT PO KRYEJNË MASKARA MASIVE KUNDËR TË KRISHTERËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 31, 2025
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), tha të premten se Krishterimi përballet me një kërcënim në Nigeri dhe se po e shtonte kombin e Afrikës Perëndimore në listën e mbikëqyrjes së Departamentit të Shtetit.


Krishterimi po përballet me një kërcënim ekzistencial në Nigeri. Mijëra të krishterë po vriten. Islamistët radikalë janë përgjegjës për këtë masakër masive”, shkroi Presidenti Tramp (Trump) në një postim në rrjetin social virtual “Truth”.


Ai tha se po e vendoste Nigerinë, prodhuesin më të madh të naftës në Afrikë dhe vendin më të populluar, në një listë të “Vendeve me Shqetësim të Veçantë” të kombeve që ShBA-ës i gjejnë të përfshira në shkelje të lirisë fetare.


Lista përfshin Kinën, Mianmarin, Korenë e Veriut, Rusinë dhe Pakistanin ndër të tjera, sipas faqes së internetit të Departamentit të Shtetit.


Presidenti Tramp (Trump) tha se po u kërkonte përfaqësuesve amerikanë Rillei Mur (Riley Moore) dhe Tom Koull (Cole), si dhe Komitetit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve, që ta shqyrtonin çështjen dhe t’i raportonin atij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page