PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KËRCËNOI ME NDËRHYRJE USHTARAKE AMERIKANE NË NIGERI PËR SHKAK TË VRASJEVE MASIVE TË TË KRISHTERËVE NGA TERRORISTËT ISLAMISTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 1, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), tha të shtunën se i ka kërkuar Departamentit të Luftës të përgatitet për veprime të mundshme ushtarake në Nigeri nëse qeveria nigeriane vazhdon të lejojë vrasjen e të krishterëve.
“Qeveria amerikane gjithashtu do të ndalojë menjëherë të gjitha ndihmat dhe asistencën për Nigerinë”, tha Presidenti Tramp (Trump) në një postim në rrjetin social virtual “Truth”.
Presidenti Tramp (Trump) tha se ShBA-ës mund të hyjnë shumë mirë në atë vend tani të turpëruar, me armë zjarri për të zhdukur plotësisht terroristët islamikë që po kryejnë këto mizori të tmerrshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments