top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIGERI: BANDAT KRIMINALE SULMUAN NJË XHAMI; 30 BESIMTARË TË VRARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read
ree

Kano, Nigeri | Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm ndaj një xhamie në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, Katsina, është rritur në të paktën 30, sipas një anëtari të parlamentit dhe banorëve.


Për vite me radhë, bandat e armatosura të njohura në vend si “banditë” kanë sulmuar komunitetet rurale në pjesën veriperëndimore dhe qendrore të vendit, duke plaçkitur fshatra, duke rrëmbyer banorë për shpërblim dhe duke djegur shtëpi pas plaçkitjes.


Dje në mëngjes, sipas një raporti ekspertësh të paraqitur në OKB dhe të parë nga agjencia franceze e lajmeve “Afp” banditët sulmuan një xhami në qytetin Unguan (Unguwan) Mantau.


Sipas raportit, kjo ishte një hakmarrje pasi ushtarët nigerianë zmbrapsën një tentativë sulmi nga banditët në zonë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page