top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERSONA TË ARMATOSUR VRANË ME ARMË ZJARRI DHE ME HANXHARË TË PAKTËN 27 VETA (KRYESISHT GRA) NË NIGERI | BARINJTË MYSLIMANË FULANI SULMUAN BUJQIT E KRISHTERË PËR ZOTËRIMIN E TOKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 15
  • 1 min read
ree

Jos, Nigeri | Burime vendore thanë se persona të armatosur kanë vrarë të paktën 27 veta dhe kanë plagosur disa të tjerë në komunitetin Jebu-Rahoss në shtetin Plateau - në Nigeri.


27 njerëz të pafajshëm u vranë, disa madje edhe me hanxharë, kryesisht gra.


Shumë të plagosur u dërguan në spital.


Dyshojmë se sulmuesit janë barinj Fulani”, tha z. Haggai Gankis, sekretar i organizatës vendore rinore, Berom Youth Moulders.


Shteti Plateau, në Nigerinë qendrore, ka qenë prej kohësh skenë dhune, e cila, është përshkallëzuar kohët e fundit, midis barinjve myslimanë dhe fermerëve kryesisht të krishterë për akses në tokë dhe në burime.


Sipas z. Gankis, sulmi ndodhi mbrëmë, kur sulmuesit hynë në fshat, duke hapur zjarr luftarak dhe duke vrarë me hanxharë.


Ne ishim duke fjetur kur dëgjuam të shtënat. Sulmuesit hapën zjarr ndaj shumë njerëzve dhe gjithashtu përdorën hanxharë për të vrarë disa”, tha z. David Çuang (Chuwang), një banor i Jebu-së.


Janë gjetur më shumë trupa, disa të djegur përtej njohjes, dhe numri i të vdekurve tani është rritur në 27”, shtoi ai.


Tre persona të afërt me mua u vranë pa asnjë arsye. “Sot, 27 njerëz të pafajshëm u sulmuan dhe u vranë”, shpjegoi z. Moses Da Komo (Chomo), një tjetër banor vendas.


I mbijetuari e konsideron veten me fat sepse sulmuesit nuk sulmuan zonën e tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page