top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NGA SOT REPUBLIKA E KOSOVËS DREJT TË QENIT ANËTARE E KËSHILLIT TË EUROPËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 16, 2024
  • 1 min read
ree

Strasburg, Francë | Asambleja Parlamentare votoi pro (me shumicë votash) që Republika e Kosovës të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

 

Asambleja i hodhi poshtë amandamentet e propozuara nga Republika e Serbisë.

 

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

 

Ndërsa dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

 

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars 2024.

 

Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës miratoi raportin e raportueses për Republikën e Kosovës, znj. Dora Bakojanis.

 

Raporti rekomandon se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

 

Akti administrativ dhe politik përfundimtar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës do të jepet nga Këshilli i Ministrave, i Këshillit të Europës, në muajin maj të vitit 2024.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page