NEKROPOLI SEKRET ETRUSK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 26, 2023
- 1 min read

Orvieto, Itali | Disa kilometra nga Orvieto, në pyjet e Kastel Viskardit (Castel Viscardo), ekziston një nekropol pothuajse sekret etrusk. Bëhet fjalë për nekropolin Kaldan (Caldane): 28 varre (ato që deri tani kanë dalë nga gërmimet), larg syve kureshtarë, në një vend arkeologjik të zbuluar në vitin 1986, që shtrihet deri në luginën e lumit Palia (Paglia).
Nekropoli është pothuajse i panjohur, sepse, ndodhet në një pikë shumë të papërshkueshme, të vështirë për t'u arritur.
Gjithashtu, për këtë arsye mbahet në gjendje të shkëlqyer, pavarësisht nga shenjat e ngacmimit të lëna nga grabitësit e varreve.
Zona e varrimit do të datonte kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtë para Krishtit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments