MË 19 MAJ NË HIROSHIMA HAPET SAMITI I G7-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 17, 2023
- 3 min read

Tokio, Japoni | Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, do të mbajë të lartë vëmendjen mbi kërcënimin rus dhe rrezikun bërthamor me rastin e samitit të G7-ës, që do të hapet të premten më 19 maj në Hiroshima. Sipas burimeve diplomatike, zgjedhja e qytetit japonez të bombarduar me armë atomike në 1945, nuk ishte e rastësishme: “fillimi përsëri nga Hiroshima do të thotë, qoftë edhe simbolikisht, vendosja e çështjes së çarmatimit bërthamor dhe mospërhapjes në qendër të axhendës së G7”. Ai që fillon pasnesër në Hiroshima do të jetë takimi i dytë mes liderëve nën presidencën japoneze: i pari u mbajt në mënyrë virtuale më 24 shkurt dhe përfundoi me miratimin e një Deklarate për Ukrainën. Lufta në vazhdim do të jetë gjithashtu një nga temat kryesore të diskutimit me këtë rast, aq më tepër në dritën e pjesëmarrjes (ndoshta në mënyrë virtuale) të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky), në një seancë ad hoc të planifikuar për ditën e fundit të samitit, të dielën më 21 maj. Z. Zelenski do të kthehet nga një udhëtim i rëndësishëm në katër kryeqytetet kryesore evropiane, i cili filloi me takimin në Romë me kryeministren Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni), me rastin e të cilit kryeministri përsëriti mbështetjen e plotë të Italisë për popullin ukrainas. Sipas burimeve diplomatike, G7 do të tregojë sërish solidaritet me kombin e sulmuar, duke siguruar mbështetje për rindërtimin e Ukrainës. Kjo është një temë që do të jetë gjithashtu në qendër të presidencës së ardhshme italiane të G7 në 2024. Përveç Ukrainës, temat në tryezën e shtatë të mëdhenjve do të jenë: perspektivat e ekonomisë botërore, çarmatimi dhe mospërhapja, Indo-Paqësori, siguria ekonomike dhe qëndrueshmëria, siguria ushqimore, shëndeti, zhvillimi i qëndrueshëm, barazia gjinore, klima, energjia dhe mjedisit. Shtatë ekonomitë më të hapura të botës (të cilat vetëm përbëjnë 31 për qind të prodhimit të brendshëm bruto global), do të punojnë së bashku për të forcuar sigurinë ekonomike dhe zinxhirët e furnizimit, por edhe për të kundërshtuar praktikat ekonomike shtrënguese. Ndër objektivat e samitit është edhe rinisja e marrëdhënieve me të ashtuquajturin “Jug Global”, një term që përdoret për të identifikuar vendet në zhvillim të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë. Kjo do të jetë gjithashtu një nga temat prioritare për presidencën italiane të G7 vitin e ardhshëm. Takimi i G7 në Hiroshima, siç bëhet e ditur nga shtpi ndërkombëtar, do të përpiqet të përfshijë këto shtete për të mbështetur rritjen e tyre, inovacionin teknologjik dhe tranzicionin klimatik, duke pasur parasysh gjithashtu se disa prej tyre, ndërsa dënojnë agresionin rus, e perceptojnë konfliktin në Ukrainë si një luftë të largët. Në këtë kuptim, debati do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në funksion të samitit të G20 të planifikuar në Nju Delhi në shtator. India do të jetë e pranishme me kryeministrin Narendra Modi në Hiroshima. Të ftuar janë gjithashtu krerët e Indonezisë (Presidenti i rradhës i Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, ASEAN), Koreja e Jugut, Vietnami, Ishujt Kuk (Presidenti i rradhës i Forumit të Ishujve të Paqësorit), Komoros (Presidenti i rradhës i Bashkimit Afrikan), Brazili (presidenti i ardhshëm i G20), Australi dhe pikërisht Ukrainë. Prania e këtyre vendeve, theksohet, dëshmon për gatishmërinë e G7 për të dialoguar si me vendet në zhvillim, ashtu edhe me aktorët rajonalë. Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) u ftuan gjithashtu në Hiroshima, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). dhe Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).









___.png)


















































Comments