ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME RUSE MARIA ZAKHAROVA: FJALËT E PRESIDENTIT ITALIAN SERXHIO MATARELA (SERGIO MATTARELLA) TË THËNA NË UNIVERSITETIN E MARSEJËS NUK DO TË MBETEN PA PASOJA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 17
- 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se fjalët e presidentit italian Serxhio Matarela (Sergio Mattarella) të thëna në Universitetin e Marsejës nuk do të mbeten pa pasoja.
Këtë e ka raportuar agjencia zyrtare ruse “Ria Novosti”, duke cituar një ndërhyrje të znj. Zakharova në televizionin shtetëror rus.
“Gjatë një konference në një nga institucionet arsimore ai tha se beson se Rusia mund të barazohet me Rajhun e Tretë. Kjo nuk mund dhe nuk do të mbetet kurrë pa pasoja”, tha zëdhënësja e diplomacisë ruse, sipas agjencisë së lajmeve “Ria Novosti”.
“Kjo na është thënë nga një person që nuk mund të mos e dijë se sa ushtarë italianë vranë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë në territorin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore nën banderola dhe slogane naziste”, tha znj. Zakharova, sipas agjencisë së lajmeve “Ria Novosti”.
“Në çfarë baze thuhet kjo në vitin e 80-vjetorit të fitores sonë? Është endur nga jeta e miliona qytetarëve sovjetikë që jo vetëm çliruan atdheun e tyre dhe vendin tonë, por edhe e çliruan atë nga nazizmi”, tha znj. Zakharova.
“Asnjë koment” nga Pallatit Kuirinale (Palazzo del Quirinale) për deklaratat e reja të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kundër presidentit të Republikës Serxhio Matarela (Sergio Mattarella).
Burimet e Pallatit Kuirinale (Palazzo del Quirinale) të pyetura për këtë çështje e nënvizojnë këtë qëndrim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments