top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MONGOLI: BRESHKA PREJ GURI E KARAKORUMIT | E VITIT 1200 PAS KRISHTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 14, 2023
  • 1 min read

Mongoli | Breshka e gurit e Karakorumit, Mongoli, e cila, daton në vitet 1200, pas Krishtit, mban një vend të rëndësishëm në histori, pasi është një nga mbetjet e rralla të Karakorumit, kryeqyteti i lashtë i Perandorisë Mongole.


I themeluar nga Xhenxhis Kani (Genghis Khan), në vitin 1220, Karakorumi shërbeu si qendra politike dhe kulturore e Perandorisë së madhe Mongole, e cila, për kohën ishte perandoria më e madhe në histori.


Prania e statujës së Karakorumit pasqyron rëndësinë e qytetit, gjatë kulmit të fuqisë së Perandorisë Mongole. Kjo periudhë pa zgjerimin e perandorisë në të gjithë Euroazinë, duke lidhur Lindjen dhe Perëndimin, përmes një rrjeti të gjerë rrugësh tregtare, të njohur si Rruga e Mëndafshit.


Kjo lehtësoi shkëmbimin e mallrave, ideve dhe kulturave nëpër kontinente, duke kontribuar në historinë globale të qytetërimit.


Khadag, një shall ceremonial, i mbështjellë mbi statujë, simbolizon respektin dhe nderimin e qëndrueshëm për trashëgiminë e Perandorisë Mongole, dhe rëndësinë historike të Karakorumit.


Ai shërben si një kujtesë e trashëgimisë së pasur, dhe shkëmbimeve kulturore, që ndodhën në këtë qytet të shquar, gjatë një epoke kryesore në historinë botërore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page