top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MONEDHA E BASHKIMIT EUROPIAN VAZHDON TË ZHVLERËSOHET NË TREGUN VALUTOR SHQIPTAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Në nivelin e këmbimit 102.05 kundrejt lekut, monedha evropiane është zhvlerësuar me gati 10% në krahasim me një vit më parë.

 

Në nivele kaq të ulëta monedha evropiane këmbehej vetëm në periudhën që u korrespondon muajve nëntor-dhjetor.

 

Kohe e cila lidhet me prurjet e mëdha valutore të mërgatës shqiptare nëpër botë.

 

Sipas ekspertëve zhvlerësimi i monedhës përgjatë periudha të ndryshme të vitit vjen nga një sërë faktorësh.

 

Konkretisht:

1- Turizmi po merr një formë më të qëndrueshme dhe po bën që vija bregdetare të vizitohet gjatë gjithë vitit.

 

2- Sektori i ndërtimit zë një pjesë të rëndësishme bashkë me investimin në pasurinë e paluajtshme gjë që reflektohet dhe në kursin e këmbimit.

 

Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor shpjegon se zhvlerësimi i euros nga të gjithë analizat vjen vetëm bazuar mbi rritjen e vëllimit tregtar dhe përmirësimit të disa faktorëve të ekonomisë, siç janë rritja e investimeve të huaja, remitancave dhe prurjeve nga turizmi,

 

Por, ekspertët janë të mendimit se edhe pastrimi i parave me prejardhje kriminale dhe me forma tejet të sofistikuara ka ndikimin e tij.

 

Analizat e BSH tregojnë se këmbimi i euros do të vijojë të jetë në këto nivele të ulëta, ndërsa ekonomia shqiptare përmirëson parametrat e saj.

 

Por, FMN në vlerësimin që i ka bërë treguesve makroekonomikë ka ngritur shqetësimin se kursi duhet të mbahet në vrojtim pasi mund të ketë sërish një forcim të monedhës evropiane, gjë që sipas saj do të sillte një sërë rreziqesh.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page