TIRANË | ISH-DREJTORESHA E AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT MIRLINDA KARÇANAJ U PARAQIT NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 50 minutes ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ish-Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të përmbushjes së masës së sigurimit vetjak “detyrim paraqitje”.
Gjykata e Lartë lehtësoi masën e sigurimit ndaj saj.
Ajo është nën hetim penal paraprak për shkelje të procedurave administrative në tenderët publikë.
Aktualisht ndaj saj janë në fuqi masat e sigurimit vetjak:
1- “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
2- “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments