top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRJA E JASHTME E REPUBLIKËS F. GJERMANE I KONSIDEROI SULMET NË VERI TË KOSOVËS SI TERRORISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 6, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministrja e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë Annalena Baerbock, i ka konsideruar sulmet në veri të Republikës së Kosovës të kryera nga një bandë terroristësh.


Ministarja Baerbock theksoi se çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe në Prishtinë, duke shtuar se dy vendet “s’kanë asnjë alternativë tjetër përveçse të angazhohen në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.


Provokimet e palës serbe, përmes rritjes së forcave ushtarake, e kanë nxehur më tepër situatën. Presim prej qeverisë serbe që të çojë para proceset hetimore, dhe të kontribuojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar, sa është rritur prania e KFOF-it. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë”, tha ajo.


Ministrja Baerbock deklaroi se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian, dhe dhe se duhet të përshpejtohet ritmi i anëtarësimit. “E ardhmja e tyre gjendet në Europë. Ata do gjejnë një rrugë drejt Evropës, të gjithë duhet të përshpejtojmë ritmin e anëtarësimit në BE”, tha ministrja gjermane ndër të tjera.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox




 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page