MINISTRI IZRAELIT I SIGURISË KOMBËTARE BEN GVIR: ËSHTË KOHA TË HYJMË NË GAZA ME TË GJITHË FORCËN E NEVOJSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir tha se ishte koha për të hyrë në Rripin e Gazës me të gjithë forcën e nevojshme, pas rezervave të Hamasit në lidhje me një propozim të ri të armëpushimit të ShBA-ës.
“Zoti Kryeministër, pasi Hamasi e hodhi poshtë përsëri marrëveshjen e propozuar, nuk ka më justifikime...
Ne kemi humbur tashmë shumë mundësi.
Është koha për të hyrë me të gjithë forcën e nevojshme, pa u dridhur qepallat, për të shkatërruar dhe vrarë plotësisht Hamasin në Rripin e Gazës”, shkroi ministri Gvir në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments