ANKARAJA DËNOI VIZITËN E MINISTRIT IZRAELIT ITAMAN BEN GVIR NË MALIN E TEMPULLIT NË JERUSALEM ME RASTIN E DITËS SË JERUSALEMIT | TENSIONE GJATË DITËS SË JERUSALEMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Ankara, Turqi | “Ne dënojmë sulmin me forcë në Xhaminë Al-Aksa nga një anëtar i qeverisë izraelite sot (26 maj 2025), ngritjen e flamurit të shtetit pushtues nga një anëtar i Parlamentit në Xhaminë Al-Aksa dhe veprimet provokuese të kolonëve ekstremistë gjatë marshimit në Jerusalem”.
Kështu deklaroi ministria e Jashtme turke në një deklaratë lidhur me vizitën e ministrit Izraelit Itaman Ben Gvir në Malin e Tempullit në Jerusalem me rastin e Ditës së Jerusalemit.
“Gjatë gjithë ditës, dhjetëra adoleshentë izraelitë të krahut të djathtë sulmuan tregtarë dhe banorë myslimanë në Qytetin e Vjetër, shpërthyen përleshje dhe policia arrestoi disa persona.
Veprime të tilla janë një manifestim i politikave të Izraelit për gjenocid dhe dëbim të detyruar kundër popullit palestinez, si dhe përpjekjeve të tij për të ndryshuar identitetin historik dhe demografik të territoreve të pushtuara palestineze dhe për t'i aneksuar ato”, thuhet në deklaratën e Ankarasë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments