top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA MEKSIKANE KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM DENONCOI MARRËVESHJET PROCEDURIALE PENALE MIDIS PUSHTETIT GJYQËSOR TË SHBA-ës DHE KARTELEVE TË DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum ka kritikuar marrëveshjet e supozuara të nënshkruara nga autoritetet amerikane me anëtarët e organizatës kriminale të udhëhequr nga z. Zhoakuin (Joaquín) Guzmán Loera - i njohur si El Çapo (El Chapo) Guzmán - në këmbim të dënimeve penale të reduktuara.


Në konferencën e saj të rregullt për shtyp sot në mëngjes, presidentja Sheinbaum denoncoi se në gjykatat amerikane po bëhen marrëveshje me anëtarë të organizatave kriminale që vetë administrata Tramp (Trump) i ka klasifikuar si terroriste.


Presidentja meksikane më pas u kërkoi autoriteteve në Uashington të shpjegojnë arsyen e këtyre marrëveshjeve, duke kujtuar se vendi i saj bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara çdo ditë për çështjet e sigurisë, ndërsa në anën tjetër të kufirit nuk ndahet asnjë informacion kritik.


Protesta e presidentes Sheinbaum i referohet në veçanti marrëveshjes së fundit të nënshkruar nga zyra e prokurorit të Virxhinias me z. Dámaso López Serrano, i konsideruar si një nga njerëzit më të afërt me ish-udhëheqësin e Kartelit Sinaloa.


Presidentja meksikane kujtoi se Meksika ka kërkuar ekstradimin e z. Serrano për vrasjen e gazetarit Zhavier (Javier) Valdéz dhe se nuk do të heqë dorë nga qëllimi i saj për ta gjykuar penalisht dhe për ta sjellë atë në Meksikë.


Qëndrimi vjen pas disa episodeve që kanë demonstruar sjelljen e njëanshme të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër karteleve të drogës.


Midis këtyre është dorëzimi sensacional tek autoritetet amerikane i z. Ismaél El Maio (El Mayo) Zambada falë një marrëveshjeje sekrete me djalin e z. El Çapo (El Chapo), Zhoakuin (Joaquín) Guzmán López, e cila, shkaktoi një luftë të përgjakshme në Sinaloa midis fraksioneve maios (mayos) dhe çapitos (chapitos).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page