top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZJARRE MASIVE PYJORE NË KANADA; TYMI KËRCËNON SHBA-ës | 17 MIJË VETA TË EVAKUUAR MIDIS KOMUNITETEVE VENDASE; 2 MIJË TË BLLOKUAR NGA TYMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read
Zjarret vazhdojnë të përhapen në provincën Manitoba të Kanadasë.
Zjarret vazhdojnë të përhapen në provincën Manitoba të Kanadasë.

Kanada | Zjarret masive në rritje kanë shkatërruar pyjet në Kanadanë qendrore dhe perëndimore prej ditësh.


Me mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa një shtresë e trashë tymi kërcënon të pushtojë Shtetet e Bashkuara veriore.


Kushtet e motit të thatë, të nxehtë dhe me erë nuk tregojnë shenja ndryshimi.


Ekzistojnë 170 fronte zjarri, të paktën gjysma e të cilave janë jashtë kontrollit, në atë që duket të jetë një sezon i hershëm zjarresh.


Gjendja e jashtëzakonshme - shkruan enti mediatik “CNN” - u shpall nga kryeministrat e provincave kanadeze të Manitobës dhe Saskatçeuanit, ndërsa agjencia federale Environment Canada raportoi gjithashtu nivelin maksimal të alarmit (ekstrem) në provincat e Albertës, Ontarios dhe Territoreve Veriperëndimore.


Sipas të dhënave nga transmetuesi enti mediatik “CBC News”, partneri kanadez i entit mediatik “CNN”, në Manitoba, rreth 17000 njerëz janë nën urdhra evakuimi në qytetin e Flin Flon dhe komunitetet vendase Kri (Cree) të Pimikamak, Kros Leik (Cross Lake) dhe Pukatauagan.


Në komunitetin e fundit vendas, i njohur edhe si Mathias Colomb, rreth 2000 banorë janë bllokuar pasi tymi detyroi aeroportin të mbyllet të enjten”, tha për entin mediatik “CBC” kryetari i Kombeve të Para, Gordi Beër (Gordie Bear).


Jemi të dëshpëruar. Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha z. Beër (Bear).


Në Shtetet e Bashkuara, modelet e ekspertëve parashikojnë se tymi do të përhapet përmes Liqeneve të Mëdha gjatë fundjavës, duke kërcënuar qytetet e Grin Beit (Green Bay), Usikonsinit (Wisconsin), Milluokit (Milwaukee), Shikagos (Chicago) dhe Detroitit.


Enti mediatik “CNN” raporton se Kanadaja përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e saj në vitin 2023, kur nxehtësia ekstreme dhe thatësira kontribuan në zjarret që dogjën më shumë se 4500 hektarë.


Sezoni i zjarreve i vitit të kaluar ishte i dyti më i keqi i shekullit në Kanada.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page