GJERMANIA DËSHIRON TË MBUSHË BOSHLLËQET E VETA ME ARMË AMERIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Gjermania dëshiron të mbushë boshllëqet e veta me armët amerikane.
ShBA-ës duan të stacionojnë raketa lundrimi në Gjermani. Të paktën kjo ishte marrëveshja me presidentin e mëparshëm amerikan Baidn (Biden).
Kjo ka për qëllim të mbyllë një boshllëk të rëndësishëm.
Edhe nën drejtimin e ShBA-ës nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), ShBA-ës duan të stacionojnë në Gjermani armë me rreze të mesme veprimi, siç është raketa lundruese Tomahawk - nga viti 2026.
“Gjatë diskutimeve të mia të fundit në ShBA-ës angazhimi për të stacionuar njësinë me sisteme armësh me rreze të gjatë veprimi u riafirmua edhe një herë qartë”, tha Inspektori i Përgjithshëm Karsten (Carsten) Breuer për revistën gjermane “Der Spiegel”.
Inspektori Breuer u takua së fundmi për herë të parë me gjeneralin Den Kein (Dan Caine), shefin e ri të shtabit të ushtrisë amerikane që nga muaji prill.
Pas ndërrimit të qeverisë në Uashington, në Berlin lindën dyshime nëse presidenti Tramp (Trump) do ta mbante premtimin e dhënë nga paraardhësi i tij në detyrë Xhëu Baidn (Joe Biden).
“Duke stacionuar një njësi amerikane me sisteme Tomahawk, Gjermania dëshiron të krijojë një urë kohore derisa vetë Bundeswehr-i të ketë armë me rreze të gjatë veprimi që po zhvillohen së bashku me Britaninë e Madhe. Nuk kam asnjë arsye ta dyshoj”, tha inspektori Breuer.
“Angazhimi gjerman për të rritur shpenzimet për NATO-n do të ndihmojë gjithashtu në këtë drejtim .
Në Uashington, shihet se ne e kemi kuptuar dhe nuk jemi shfrytëzues të politikës së sigurisë së ShBA-ës”, ai më tej.
Sipas raportit, Gjermania dhe ShBA-ës ranë dakord në margjinat e samitit të NATO-s i mbajtur në Uashington në muajin korrik të vitit 2024 që Ushtria Amerikane të staciononte armë konvencionale me rreze të mesme veprimi - siç është sistemi Tomahawk, i cili, ka një rreze veprimi deri në 2500 kilometra - në Gjermani për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios