KINA: SHBA-ës NUK DUHET TË LUAJNË ME ZJARRIN PËR ÇËSHTJEN E TAJVANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Pekin, Kinë | Çështja e Tajvanit është një çështje thjesht e brendshme e Kinës dhe asnjë vend i huaj nuk ka të drejtë të ndërhyjë.
Shtetet e Bashkuara - komentoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Pekinit në një deklaratë mbi gjykimet e shprehura në Singapor nga shefi i Pentagonit, Pit Hegsëth (Pete Hegseth) - as nuk duhet të ëndërrojnë ta përdorin çështjen e Tajvanit si një mjet negociues për të frenuar Kinën dhe nuk duhet të luajnë me zjarrin.
Kina i bën thirrje ShBA-ës që t'i përmbahet me vendosmëri parimit të një Kine dhe tre komunikatave të përbashkëta kinezo-amerikane, si dhe të ndalojë mbështetjen e forcave të pavarësisë së Tajvanit”, thuhet në deklaratë.
“Shefi i Pentagonit, Pit Hegsëth (Pete Hegseth) injoroi kërkesat për paqe dhe zhvillim të vendeve rajonale, përhapi mentalitetin e konfrontimit ballë për ballë në stilin e Luftës së Ftohtë, shpifi dhe sulmoi Kinën dhe ekzagjeroi teorinë e kërcënimit nga Kina, e cila, ishte plot provokime; Kina është fuqimisht e pakënaqur dhe kundërshton fuqimisht, dhe ka paraqitur protesta zyrtare ndaj Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments