top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI IZRAELIT I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ) KËRCËNOI UDHËHEQËSIN SUPREM TË IRANIT ALI KHAMENEI DUKE I THËNË: SHIKO QIELLIN KUR TË DALËSH NGA BUNKERI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 11
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), reagoi ashpër ndaj postimit në mediat sociale virtuale të një grafiku, që i atribuohet kanaleve pro-iraniane, ku shfaqeshin emrat dhe fotot e zyrtarëve të lartë politikë dhe ushtarakë izraelitë të listuar si objektiva që duhen eliminuar.


Lista përfshin kryeministrin Benjamin Netanjahu, Ministrin Kac (Katz) dhe disa oficerë ushtarakë dhe policorë izraelitë, të shoqëruar me etiketa armiqësore si vrasës fëmijësh dhe armiq të njerëzimit.


Në një mesazh në rrjetin social virtual Iks (X) Ministri Kac (Katz) iu drejtua Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke e nxitur atë kur të dalë nga bunkeri të shikojë lart në qiell dhe të dëgjojë çdo zhurmë, një referencë për veprimet e mundshme izraelite.


Ministri shtoi se pjesëmarrësit e “Dasmës së Kuqe” po e presin atje, duke iu referuar operacionit të mundshëm për të eliminuar Udhëheqësin Khamenei dhe duke cituar skenën e famshme të tradhtisë dhe hakmarrjes nga seriali “Game of Thrones”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page