MINISTRI I JASHTËM I RSh-së LËSHOI NJË DEKLARATË NË LIDHJE ME 25-VJETORIN E NDËRHYRJES SË NATO-s NË KOSOVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 24, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Jashtëm, i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani lëshoi një deklaratë të shkuartër me qëllim kujtimin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO në Kosovë.
Ministri Hasani theksoi se sot Kosova është e pavarur dhe sovrane.
“Njëzet e pesë vjet më parë, ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicjeve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë. Sot, Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë. Me vendosmëri, Kosova ka evoluar në një demokraci funksionale, që synon integrimin e plotë në familjen euro-atlantike.🇦🇱🇽🇰”, deklaroi ministri Hasani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































