Tiranë, Shqipëri | Ministri i Drejtësisë, i Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja bëri të ditur se gjatë periudhës kohore janar-gusht të vitit 2024, janë shqiptuar masa administrative ndaj 22 noterëve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Ministri Manja bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë ka intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale, duke realizuar 42 inspektime dhe duke marrë masa ndaj 22 noterëve problematikë.
“Jemi të përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar shërbime të ndershme dhe të ligjshme”, tha ministri Manja.
Në periudhën janar-gusht 2024 janë hequr 11 licenca, janë kryer 17 marrje arkivash, janë pezulluar 4 noterë dhe janë vendosur 7 masa administrative.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント