MINISTRI I BRENDSHËM DHE SEKRETARI I PARTISË SË BASHKUAR SOCIALISTE TË VENEZUELËS DIOSDADO KABELO (CABELLO) MOBILIZOI MILITANTË NË SHESH NË MBËSHTETJE TË IRANIT DHE KUNDËR IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read
Updated: Aug 9

Karakas, Venezuelë | Ministri i Brendshëm dhe Sekretari i Partisë së Bashkuar Socialiste të Venezuelës (PSUV), Diosdado Kabelo (Cabello), njoftoi një marshim paqeje në Karakas këtë pasdite në mbështetje të Iranit, në programin e tij javor “Con el mazo dando”, të transmetuar në televizionin shtetëror të Venezuelës “VTV”.
Qeveria e diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolas) Maduro është aleati kryesor i Teheranit në Amerikë dhe ka marrëveshje të shumta bashkëpunimi në proces midis dy qeverive.
Në program, sekretari Kabelo (Cabello) tregoi se Izraeli duhet të ndalet dhe falënderoi Iranin sepse ndërmori hapin e parë për të ndaluar sionizmin.
“Në ditët e fundit, qeveria iraniane, duke përdorur mbrojtje legjitime, duke mbrojtur territorin e saj, duke mbrojtur qiellin e saj, ka dhënë një përgjigje. Dikush duhej ta bënte”, tha zyrtari i lartë i qeverisë së diktatorit çavisto-komunist Maduros.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments