UDHËHEQËSJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (MARÍA CORINA MACHADO): NË VENEZUELË PO NDËRTOHEN DRONË LUFTE ME TEKNOLOGJI IRANIANE; FLORIDA ËSHTË SHUMË AFËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read
Updated: Aug 9

Karaks, Venezuelë | “Në Venezuelë, dronë luftarakë po ndërtohen me teknologji iraniane.
Ne jemi të vetmit në hemisferë pas Shteteve të Bashkuara.
Dhe Florida është vetëm pak orë larg”.
Udhëheqësja e opozitës Maria Korina Makado (María Corina Machado), në një intervistë me gazetarin në mërgim Napoléon Bravo, të botuar në rrjetet sociale virtuale, paralajmëron për marrëdhënien midis qeverisë së diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolas) Maduro dhe asaj të Ajatollahëve.
“Që Perëndimi të shpëtojë veten, duhet të kuptojë se rreziku më i madh është në Venezuelë”, tha znj. Makado (Machado).
“Më shumë se 400 marrëveshje janë nënshkruar me iranianët.
Ky është i vetmi vend në Hemisferën Perëndimore, përveç Shteteve të Bashkuara, që ka kapacitetin për të ndërtuar dronë luftarakë, padyshim me origjinë iraniane”, tha znj. Makado (Machado), duke iu referuar një fabrike të këtyre pajisjeve me teknologji iraniane të instaluar prej disa vitesh në bazën ushtarake Libertador në qytetin e Marakait (Maracay).
“Venezuela është disa orë larg Floridës, jo në distancën e Teheranit, dhe më tregoni nëse në një kontekst si ai në të cilin jetojmë ky nuk është një kërcënim i vërtetë”, tha ajo, e cila, ka jetuar e fshehur që nga zgjedhjet presidenciale venezualiane të diskutueshme të vitit 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments