top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË: U ARRESTUA UDHËHEQËSI NR. 2 I OPOZITËS JUAN PABLO GUANIPA | VALË TERRORI SHTETËROR MBI OPOZITËN NGA DIKATATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read

Karakas, Venezuelë | Forcat policore të Venezuelës kanë arrestuar:

1- Z. Juan Pablo Guanipa, numrin dy të opozitës politike - pas znj. Maria Korina Makado (Corina Machado) dhe të afërt me të.


Njoftimi u bë nga Ministri Venezuelian i Brendshëm, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Kabello (Cabello), duke akuzuar z. Guanipa për udhëheqjen e një rrjeti të paspecifikuar terrorizmi dhe konspiracioni që synonte përmbysjen e procesit zgjedhor të planifikuar për të dielën, më 25 maj.


Ne gjetëm në vend, fletore, ditarë, grupe, financim, vende të sulmeve terroriste në metro, uzina nafte, centrale elektrike, stacione benzine, si dhe kundër personaliteteve të afërta me revolucionin dhe opozitën që merrte pjesë në zgjedhje”, tha ministri Kabello (Cabello) në kanalin shtetëror VTV.


Gjatë javës së fundit, më shumë se 70 vizitorë të huaj, udhëheqës politikë, mbrojtës dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe qytetarë të zakonshëm janë arrestuar tashmë.


Midis tyre është z. Isidro León, një mbështetës 84-vjeçar i subjektit “Voluntad Popular”, i rrëmbyer në Karakas.


Partia politike opozitare denoncoi se z. León vuan nga një situatë delikate shëndetësore, duke theksuar se ky arrestim arbitrar është një manifestim i mëtejshëm i terrorizmit shtetëror të diktaturës, e cila ka arrestuar në orët e fundit më shumë se 50 persona të arrestuar midis aktivistëve, gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.


Gjithashtu e rrëmbyer në Karakas ishte nënkryetarja e Federatës Venezueliane të Studentëve të Shkencave Politike, shkencëtarja e re politike, mbrojtësja e të drejtave të njeriut dhe aktivistja e subjektit “Voluntad Popular”, Naomi Arnaudez.


Naomi u arrestua në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë të premten në mëngjes (23 maj) në shtëpinë e saj në Karakas, ku kishte temperaturë shumë të lartë dhe keqtrajtim të përgjithshëm. … Gjendja e saj shëndetësore është delikate”, denoncoi subjekti “Voluntad Popular” në një deklaratë.


Disa OJQ, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch, kanë denoncuar arrestimet dhe rrëmbimet arbitrare nga oficerë me kapuçë, të cilët, po i marrin kundërshtarët pa urdhër gjyqësor, nën pretekstin e veprimeve antiterroriste, si pjesë e të ashtuquajturit operacion “Toc Toc” të nisur më 19 maj dhe të njoftuar nga diktatori çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolás Maduro) në televizionin shtetëror pardje.


Të paraburgosurit mbeten desaparecidos, domethënë të zhdukur pa e ditur familjet e tyre se ku janë çuar për ditë, javë, ndonjëherë muaj, përpara se qeveria venezueliane të komunikojë vendndodhjen dhe gjendjen e tyre shëndetësore.


Nga sot, z. Guanipa i bashkohet radhës së gjatë të kundërshtarëve ose, në çdo rast, njerëzve që nuk pajtohen me modelin qeverisës të diktatorit Maduro, të cilët, kanë përfunduar në burg, janë detyruar të shkojnë në mërgim, janë fshehur ose janë distancuar nga aktivizmi politik për arsye sigurie.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page