top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MILANO | ULAS DEMIR U ARRESTUA; PËRDORI SKLLEVËR NGA INDIA PËR TË NDËRTUAR KONSULLATËN AMERIKANE NË MILANO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 50 minutes ago
  • 2 min read

Milano, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) mbështetur mbi akte proceduriale penale të prokurorëve të Milanos, Paolo Storari dhe Mauro Kleriçi (Clerici) arrestuan:

1- Z. Ulas Demir.


Ai konsiderohet i përfshirë në hetimin penal paraprak të lidhur me restaurimin dhe ndërtimin e Konsullatës së re të ShBA-ës në Milano, së bashku me kompaninë amerikane Caddell Construction Co.


Pas inspektimit gjyqësor të 29 majit, i cili zbuloi shkelje të shumta në vendin e ndërtimit, ai u përgjua, ku u konstatua se pati një telefonatë me një person të panjohur.


Sipas prokurorëve, menaxheri turk shprehu qartë dëshirën e tij për t'u arratisur.


Të nesërmen, dje, ai bleu një biletë avioni.


Ai u arrestua sot në aeroportin e Bergamos, nga ku po nisej me familjen e tij për në Stamboll, dhe u dërgua në burg.


Sipas gjetjeve të hetimit të Inspektoratit të Punës të Karabinierëve, punëtorët dyshohet se ishin punësuar në kantierin e ndërtimit në kushte shfrytëzuese, duke përfituar nga nevoja e tyre në një situatë para-skllavërie.


Punëtorët indianë, të rekrutuar nga Dynamic House në Delhin e Ri, paguheshin më pak se tre euro në orë.


Për 10-12 orë punë në ditë në kantierin e ndërtimit, gjashtë ditë në javë, ata paguheshin 1200-1500 euro, nga të cilat duhej të zbritnin pothuajse 900 euro për ushqim dhe akomodim.


Kjo pasi ata kishin paguar 5000 euro kesh si mbrojtje ndaj ndërmjetësve të tyre që i kishin lejuar të vinin në Itali për të punuar, pa folur gjuhën, duke nënshkruar dokumente që nuk mund t'i lexonin dhe duke u përballur me fyerje, me rrahje dhe me kërcënime.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page