top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MILANO | KLODJAN ÇESKU DHE ARSILD MEMAJ U ARRESTUAN; VJEDHJE 300 MIJË € NË BANESËN E SIPËRMARRËSIT TREGTAR EUXHENIO GALICIOLI (EUGENIO GALLIZIOLI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 4
  • 1 min read
ree

Milano, Itali | Strukturat vendore të hetimit penal kryen arrestimet e:

1- Z. Klodjan Çesku, me moshë 31 vjeç.

2- Z. Arsild Memaj, me moshë 21 vjeç.


Ata dhe dy subjekte të tjerë (meshkuj) konsiderohen të përfshirë në akte vjedhjeje në vlerën e 300 mijë € në vilën e:

1- Z. Euxhenio Galicioli (Eugenio Gallizioli), me moshë 72 vjeç, sipërmarrës tregtar, i cili, u zu rob ndërsa flinte dhe u mbajt peng për më shumë se katër orë në vilën e tij në Rrugën Falzolgër (Via Falzolgher), në Trento, duke u kanosur me armë të ftohtë dhe me armë zjarri, për të treguar vendin se ku e mbante kasafortën ku gjendeshin të hollat dhe sendet me vlerë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page